Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ “Fushata për Tiranën do zgjasë pak javë”, Shehaj: Të zgjedhim kandidatin që mund të fitojmë
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një lidhje të drejtpërdrejtë p)r një emision televiziv ka shprehur kënaqësinë e tij për pranimin e formulës që ka propozuar për zgjedhjet e ardhshme të 9 nëntorit, duke theksuar rëndësinë e një kandidati që ka mundësi reale fitimi. Ai theksoi se kandidatët e shpallur i plotësojnë kushtet. “Sigurisht që jam i lumtur për këtë gjë, dhe tregon se partitë opozitare e kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë që ti afrohen fitores për zgjedhjet e 9 nëntorit. E pres poziitivisht , dhe më bëhet qejfi që Berisha i bëri thirrje edhe kandidatëve të tjerë. edhe sa më shumë kandidatë të kemi aq më mire është. Janë kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe jam i lumtur që kanë shprehur interesin....