Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Roma me fitore të madhe në Firence, Pioli drejt shkarkimit. Bologna nuk tregon “mëshirë” për Pisa-n (video)
Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, ku fitoi 1-2 në Firence ndaj Fiorentinës. Vendasit e nisën shumë mirë takimin, ku ylli kryesor i tyre, Moise Kean, iu dha avantazhin në minutën e 13-të, me një gol shumë të bukur. Pas një pasimi të marrë nga Hans Nicolussi Caviglia, Moise Kean dërgon topin në rrjetë nga distanca me një goditje të fuqishme. Megjithatë, reagimi i verdhekuqve ishte i shpejtë. Fillimisht, Mattias Soule barazoi shifrat me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 22-të. Në minutën e 30-të, Bryan Cristante shënoi me kokë, pas krosimit të Soule nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Romën. Rezultati nuk ndryshoi as...