Nga “Maloku” tek Plarent Dervishaj, planet e “Rrumit” për t’i ekzekutuar të dy/ Biseda e tij me Elidon Avdylin: Unë s’jam si Lenti, kam burrni

Nga “Maloku” tek Plarent Dervishaj, planet e “Rrumit” për t’i ekzekutuar të dy/ Biseda e tij me Elidon Avdylin: Unë s’jam si Lenti, kam burrni

Planet e Aleksandër Lahos të njohur si “Rrumi” për të vrarë jo vetëm Plarent Dervishajn por edhe Edmir Bregun ose siç njihet me nofkën “Maloku”. Në datën 1 tetor 2020, ora 10:13, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me çështjen dhe situatën e Plarent Dervishit. “Rrumi” i ka shkruar që ka marrë informacion se “Lenti është në Durrës dhe po shet vilën që ka”. Elidon Avdyli i është përgjigjur që nuk e kishte menduar mirë një lëvizje të tillë nga Plarent Dervishaj, pasi ky i fundit sipas Elidonit, e ka bërë për të mbuluar gjurmët. Aleksandri i ka shkruar Elidonit “se bastuku tha Kalashit ta heqim, ta qesim”, duke iu referuar vendimit që ai dhe Kalashi kanë për të ekzekutuar...