“Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

“Kandidatja e PS për Tiranën, me plagjiaturë shkencore”/ Akuza e fortë e Boçit: 91% e kopjuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar atë si ‘plagjiaturiste’. Sipas Boçit, një kontroll i thjeshtë në një program ndërkombëtar për verifikimin e plagjiaturës mjaftoi për të nxjerrë në pah se 91% e punimit të doktoraturës së Manastirliut rezulton i kopjuar. Ai publikon edhe rezultatet e analizës dhe ironizon faktin që Manastirliu, dikur Ministre e Arsimit, kishte marrë përsipër luftën kundër plagjiaturës në universitete. Postimi i plotë: PLAGJIATURISTJA KANDIDATE E TIRANËS Mjafton të check-osh në internet me një program antiplagjiaturë për të kuptuar nëse një punim është grabitur e vjedhur apo është autentik. Manastirliu është akuzuar shpesh për këtë dhe m’u desh t’i hidhja një sy doktoraturës së saj. Ishte shumë e...