Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përçarje ndaj Veriut, shpagimi ka për të ardhur”/ Aksioni kundër prishjes së ndërtimeve, reagon deputeti: Rama, terror
Kryeministri Edi Rama u rikthye në Theth me aksionin e prishjeve të ndërtimeve jo për arsye turistike, por armike dhe frekuencë hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon. Kështu shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi me një postim në profilin e tij të rrjetit social Facebook, ku komenton lëvizjen më të fundit të qeverisë në kuadër të kontrollit të territorit. “Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike. As ligjore por vetëm pasurore. As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit. Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përçau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh. Rri, rri dhe i rikthehet Thethit me një frekuencë...