Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Një tjetër emër ka shpallur kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës. Avokati Gylsen Zhllima me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar kandidimin e tij. Zhllima ka prezantuar dhe sloganin me të cilin do të garojë, i cili është “Tirana vizioni ynë”. Deri më tani, kandidaturën e kanë zyrtarizuar aktori Florjan Binaj, politologu Ermal Hasimja, drejtori i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali dhe drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori. Kujtojmë që nga kampi socialist është zyrtarizuar si kandidate Ogerta MAnastirliu. Ndërsa opozita vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur. Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit do të mbahen më 9 nëntor 2025. Përveç Tiranës, zgjedhje do të ketë dhe në bashkitë e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës.