Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia teston durimin e NATO-s! Objekte të dyshimta në qiellin e Lituanisë, mbyllet aeroporti i Vilnius
Rusia vijon të testojë kufijtë e NATO-s. Pesë persona humbën jetën këtë të diel në Ukrainë si pasojë e sulmeve me drone dhe Raketa të cilat shkuan deri në qytetin veriperëndimor të Lvivit i cili kufizohet me Poloninë. Sulmi la gjithashtu mijëra familje pa energji elektrike. Varshava zyrtare ngrit avionët e saj luftarakë për të patrulluar hapësirën e saj ajrore. Këtij operacioni iu bashkuan edhe avionët luftarakë të NATO-s pasi u shpall gjendja më e lartë e alarmit për shkelje të hapësirës ajrore të Aleancës Veri Atlantike. Në mesin e 5 viktimave që humbën jetën në Ukrainë si pasojë e sulmeve Ruse 4 persona ishin në Lviv dhe një tjetër në Zaporizhzhia. Presidenti Ukrainas deklaroi se Rusia lëshoi mbi 50 raketa dhe mbi 500 dronë...