Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Një person i armatosur përplasi me makinë disa persona në Sauk, një efektiv në gjendje të rëndë
                            Një ngjarje e rëndë është shënuar diten e sotme (5 tetor) në zonën e Saukut, në Tiranë, ku një person i armatosur që po ndiqej nga policia ka përplasur me makinë disa mjete të tjera, ndërkohë kanë mbetur të plagosur nje efektiv dhe bashkëshortja e tij që po udhëtonin me motor. Sipas burimeve paraprake, autori dyshohet se mbante armë me vete. Si pasojë e përplasjes, është plagosur një efektiv i policisë dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij akti të rëndë.