Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fshihte arsenal armësh në banesë, pranga 38-vjeçarit në Lezhë, sekuestrohen pushka dhe municioni luftarak
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, finalizoi me sukses një operacion blic, pas informacioneve operative për posedim të paligjshëm të armëve. Gjatë kontrollit në banesën e personit që u gjetën armët, i cili u arrestua, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një pushkë, një armë gjahu dhe municion luftarak. Arrestimi vjen si pjesë e përpjekjeve të strukturave të rendit për të parandaluar dhe goditur krimet që lidhen me armëmbajtjen pa leje në qarkun e Lezhës. Njoftimi: Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa...