Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Është një mision historik”/ Rama: Manastirliu, kandidatura më e mbështetur nga qytetarët
Kryeministri Edi Rama, theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara. Duke folur në podcast-in e tij “Flasim”, Rama tha gjithashtu se Tirana është në prag të një momenti historik, pasi qyteti pritet të ketë për herë të parë një grua në krye. “Në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar. Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare që do të mbetet pjesë e atij grupi njerëzish që i kanë bërë histori këtij qyteti,” tha...