Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, kapet në flagrancë kultivuesi
Policia e Mirditës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bisakë. Gjatë kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë zbuluan një parcelë të mbjellë me 22 bimë të dyshuara të llojit cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, i cili dyshohet se ishte kujdesur për kultivimin e këtyre bimëve. Bimët narkotike u asgjësuan në vendngjarje përmes djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale për hetimet e mëtejshme.