Mikela dhe Efi replikojnë në distancë për prishjen e miqësisë, pse u prishën raportet mes tyre?

Mikela dhe Efi replikojnë në distancë për prishjen e miqësisë, pse u prishën raportet mes tyre?

Mikela Pupa ishte së fundmi e ftuar në Andale Media, ku foli për prishjen e miqësisë me Efi Dhedhesin dhe për pjesëmarrjen e tyre në Big Brother VIP 2. E pyetur nëse ndihej e penduar që hyri në shtëpi së bashku me Efin, Mikela u shpreh: “Nuk pendohem. Jam njeri që nuk rri e vras shumë mendjen ‘Si ndodhi?’, ‘Pse ndodhi?’ Dhe më pëlqen që ndodhi ashtu sepse më vonë koha tregoi dhe shumë gjëra të tjera.” Ajo tregoi se nuk ka më asnjë kontakt me ish-mikeshën e saj dhe shtoi: “Gjëja e vetme që mua më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë dhe kam qenë shtatzënë… por që i uroj më të mirat...