Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Forca ime më e madhe…”/ Nga fëmijëria tek gara sot për Tiranën, Manastirliu i rrëfen të gjitha tek podcasti i Ramës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka rikthyer këtë të diel, më 5 tetor 2025, një nga rubrikat e tij të preferuara, podkastin “Flasim”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë videon e episodit të parë të këtij podkasti, ku e ftuar speciale është kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Rama e nisi podcastin e tij të parë për këtë sezon duke folur për zhvillimet e fundit në vend. Ai e nisi nga ministrja e parë virtuale, Diella, për të cilën tha se ka marrë shumë kërkesa. Sipas tij, Diella, në pak kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë. “Kështu që fillojmë me episodin e parë të sezonit të pestë të podcastit ‘Flasim’. Bota vazhdoi të fliste për Shqipërinë...