Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti në Kosmaç-Vau i Dejës/ 17-vjeçari humbi kontrollin dhe u përplas me murin, dy vëllezërit në spital
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mëngjesin e kësaj të diele, 5 tetor, lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”. Sipas Policisë, 17-vjeçari duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor ‘Kosmaç – Vau i Dejës’, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.”,...