Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin rrethues të një banese, ja si paraqitet…
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Bëhet me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që vëllai i tij 23-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet,...