Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin

Arrestohet në Selanik ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Rumania kërkon ekstradimin

Ish-kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Maqedonia” të Selanikut, në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet rumune. Sipas burimeve nga policia grekeautoritetet e Rumanisë kërkojnë ekstradimin e 74-vjeçarit për të vuajtur një dënim të dhënë për disa vepra penale të rënda, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, marrje ryshfeti dhe  pastrim parash. Arrestimi u krye në një hapësirë të jashtme të aeroportit të Selanikut, gjatë pasdites së së shtunës. Aktualisht, Oprescu ndodhet në paraburgim, ndërsa të hënën pritet të paraqitet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut, ku do të nisin procedurat gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit të paraqitur nga autoritetet rumune.