Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.  Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025. Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor. Sipas të dhënave paraprake, atentati i së shtunës ndodhi pak para mesnatës. Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u...