Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

Mijëra persona dolën sot nëpër rrugët e Tbilisit pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, 'Ëndrra Gjeorgjiane' (Georgian Dream) në ditën e zgjedhjeve lokale. Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në orët e mbrëmjes protestuesit tentuan të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi. Policia e Gjeorgjisë u detyrua të përdorë sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve. Pamjet kur protestuesit tentojnë të hyjnë në presidencë kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa janë shpërndarë dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha. “Opozitarët Gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!” shkruan BerishaOpozita pro-perëndimore...