Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbi: NIS-i kërkon sërish shtyrjen e sanksioneve amerikane
Më 3 tetor, pak para mesnatës, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) i ka bërë kërkesë të re administratës së Shteteve të Bashkuara për shtyrjen e sanksioneve amerikane, shkruan Radio Evropa e Lirë. Siç është thënë në deklaratën e kompanisë, NIS-i i ka dërguar Departamentit amerikan të Thesarit “kërkesë të re për lëshimin e një licence të posaçme, që do t’ia mundësojë kompanisë operimin pas 8 tetorit”, datë kur skadon afati i licencës paraprake. “Më 28 shtator, NIS-i ka dorëzuar kërkesë për largim prej listës së sanksioneve, një proces i gjatë dhe kompleks, dhe kërkesa fillestare është dërguar më 14 mars të këtij viti”, është bërë e ditur në deklaratë. Deri më tani, sanksionet janë shtyrë tetë herë. Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve...