Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama takon presidentin e Real Madrid
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Spanjë ditën e sotme, ku u prit në nëj takim nga presidenti i skuadrës legjendare të futbollit Ral Madrid, Florentino Perez. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se në takimin me Perez diskutoi për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve. Postimi i Ramës: I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll