17-vjeçari humb kontrrollin e makinës në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, plagoset i riu dhe i vëllai

17-vjeçari humb kontrrollin e makinës në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, plagoset i riu dhe i vëllai

Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel