Partitë ndezin “motorët” e fushatës, PD miting pasdite te “Nënë Tereza”. Socialistët nesër në mesditë në sheshin “Skënderbej”

Partitë ndezin “motorët” e fushatës, PD miting pasdite te “Nënë Tereza”. Socialistët nesër në mesditë në sheshin “Skënderbej”

Ky 11 prill shënon zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 11 majit. Në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00 Partia Demokratike është e para që zbret në fushë. Socialistët e kanë konceptuar në tjetër mënyrë nisjen e fushatës. Gratë janë ato që do të marrin vëmendje në një takim i cili do të mbahet në orën 17:00, brenda teatrit të Operas dhe Baletit duke komunikuar në lidhje direkte me 12 qarqet e Shqipërisë, ku secili drejtues politik do të prezantojë kandidatet respektivë në garë. Takimi do të drejtohet nga kryesocialisti Edi Rama. Partia Socialiste ka njoftuar se takimin zyrtar për të ndezur motorët e garës do ta realizoje të shtunën, më datë 12, në Sheshin “Skënderbej”, në orën 12:00 në...