Ermal Hasimja konfirmon kandidaturën për Tiranën: Pranoj ofertën e opozitës

Ermal Hasimja konfirmon kandidaturën për Tiranën: Pranoj ofertën e opozitës

Sali Berisha, Ermal Hasimja TIRANË- Politologu Ermal Hasimja, një nga figurat potenciale si kandidat i opozitës për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, pranoi publikisht “ofertën” e Berishës dhe të grupit negociator.Ai ishte i ftuar në “Euronews Albania”, ku iu drejtua drejtpërdrejt kryedemokratit Sali Berisha, duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë. “Më duket se pozicioni më logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë...