Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tirana mposht Partizanin në derbi, Flamurtari kampion “leksion” Studentit
Ka nisur Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra, me skuadrën kampione të Flamurtarit që fitoi 69-50 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në Vlorë. Një fitore e lehtë e ekipit vendës, që u shkëput 42-24 në mbyllje të pjesës së parë, ndërsa në të dytën Flamurtari administori avantazhin. Scott me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin. Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 64-61 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Të dyja skuadrat rivalizuan deri në fund për fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës bardheblu. Tirana fitoi falë 26 pikëve të Qosja, mbështetur edhe nga Lugaj me 18 pikë, ndërsa për skuadrën e “kuqe” dyshja Lalaj-Evans realizoi 24 pikë, por që s’mjaftuan për të...