Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shën Andreas në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe rrezik për përhapje të mëtejshme. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e zjarrit apo përmasat e dëmit të shkaktuar. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.