IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

Dedë Kola, pronari i vilës tre-katëshe në Theth THETH- Mëngjesin e sotëm në Theth kanë zbarkuar dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma në kuadër të aksionit “tokë e nxanun’ të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni ka vijuar gjatë gjithë ditës, ku bujtina të tëra janë shembur nga fadoromat. Një nga këto ishte edhe një vilë tre-katëshe, të cilës iu vendos eksploziv. Pronari i këtij objekti, Dedë Kola është shprehur për mediat se policia erdhi në orën 5 të mëngjesit dhe i kërkuan të largoheshin menjëherë nga banesa. Në shtëpinë e tij erdhën 16 makina policie, duke rrethuar zonën “sikur të kisha vrarë 30 veta”, siç shprehet Deda. Në fjalën e tij për...