Kanceri i zorrës së trashë po prek edhe të rinjtë: armiku kryesor, ushqimet e ultraprocesuara, kosi si aleat

Kanceri i zorrës së trashë po prek edhe të rinjtë: armiku kryesor, ushqimet e ultraprocesuara, kosi si aleat

Kanceri i kolonit nuk është më vetëm një sëmundje e të moshuarve. Të dhënat e fundit tregojnë një fenomen shqetësues: ndërsa normat e incidencës janë ulur tek personat mbi 60 vjeç, në vendet e zhvilluara po regjistrohet një rritje e fortë te personat nën 50 vjeç. Tek të rinjtë 20–29 vjeç, incidenca është rritur me 7.9% në vit midis 2004 dhe 2016. Një nga faktorët kryesorë të rrezikut janë ushqimet ultraprocesuara, si snacks industrialë, ushqime të gatshme, drithëra të ëmbël, pijet e gazuara, mishrat e përpunuar dhe shumë produkte fast-food. Një rishikim i publikuar në Nature Reviews Endocrinology në gusht 2025 thekson se këto ushqime janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për këtë tendencë shqetësuese. Problemi nuk është gjenetik: 75% e rasteve janë te...