Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sondazhi në Gjermani, vetëm 1 në 5 qytetarë të kënaqur me punët e qeverisë
Kancelari Friedrich Merz foli për kthesë në Gjermani, pas fitores në zgjedhje, si dhe një vrull të ri në zhvillimin ekonomik. Kur mori drejtimin e vendit në maj ai tha se për ta parë këtë ndryshim do të duheshin vetëm 100 ditë. Por shumë qytetarë në Gjermani janë të pakënaqur edhe me këtë qeveri. Sipas sondazhit të fundit për “Deutschlandtrend”, që zhvillohet me porosi të televizionit publik gjerman ARD, vetëm një ndër pesë gjermanë është i kënaqur me punën e qeverisë së KancelaritMerz. Nëse këtë të dielë do të zhvilloheshin zgjedhje, Kristiandemokratët e Merzit dhe partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, nuk do të kishin më shumicën. Në disa sondazhe të tjera Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia pjesërisht ekstremiste e djathtë ka marrë tashmë vendin e parë....