Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Mashtroi për avionët zjarrfikës, Rama u kthehet premtimeve: Do blejmë dronë për fikjen e flakëve
Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish premtimeve për blerjen e avionëve zjarrëfikës, helikopterëve dhe dronën teksa jane ende të freskëta pasojat shkatërrimtare të zjarreve që përfshinë Shqipërinë gjatë verës që lamë pas. Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama premton blerjen e avionëve zjarrëfikës. Në nisje të fushatës elektorale, në muajin mars të këtij, Rama deklaroi se Shqipëria do kishtë në verë dy mjete ajrore për fikjen e zjarreve, premtim i cili rezultoi në një mashtrim të madh publik. Nga SYRI TV Pasi zjarret masive përfshinë Shqipërinë nga veriu në jug, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë, pyje, banesa dhe blegtori, Kryeministri Rama është kujtuar të flasë për përmirësimin e sistemit zjarrfikës në vend.Në një takim të zhvilluar këtë të shtunë me strukturat zjarrfikëse, Rama...