A do të kthehet Veliaj në ‘pentito’? Meço: Do të hynte në histori, por “divorci” me Ramën është i kontrolluar

A do të kthehet Veliaj në ‘pentito’? Meço: Do të hynte në histori, por “divorci” me Ramën është i kontrolluar

Gazetarja Sonila Meço, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi situatën e Erion Veliajt pas shkarkimit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke folur për mundësinë e kthimit të tij në “të penduar të drejtësisë”. Sipas Meços, ajo që po ndodh mes Veliajt dhe kryeministrit Rama duket si një divorc i kontrolluar politik dhe juridik, ku të dy palët ndjekin rrugë të ndryshme, pa sulme të hapura ndaj njëri-tjetrit. “Rama mori vendimin dhe ndoqi rrugën politike, ndërsa Veliaj ka zgjedhur rrugën kushtetuese dhe akuzon sistemin e drejtësisë,” tha gazetarja. “Ka një ndarje mes tyre, por e kontrolluar. Nuk besoj se ekziston një marrëveshje, por as një luftë e hapur që rrezikon përfundimisht njërën palë.” Megjithatë, Meço nënvizon se në këtë situatë, rreziku...