Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kandidatët e opozitës për zgjedhjet do të jenë nga shoqëria civile, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet
Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, nuk do të jenë nga Partia Demokratik, por nga shoqëria civile. Sula shkruan se lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet. “Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjidhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojmë vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës”, shkruan Sula. Postimi i plotë i Sulës: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet! Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por...