Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditën policin, arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit
Dy djemtë e Valbona Selimllarit, Deni dhe Kejni Selimllari, janë arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës. 21-vjeçari dhe 18-vjeçari, kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, ata kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie. Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2,...