Vendimi i Hamas për lirimin e pengjeve, reagon Spiropali: Përpjekjet e Trump e kanë afruar Lindjen e Mesme me paqen

Vendimi i Hamas për lirimin e pengjeve, reagon Spiropali: Përpjekjet e Trump e kanë afruar Lindjen e Mesme me paqen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X” në lidhje me zhvillimet më të fundit për vendimin e Hamas në lirimin e të gjithë pengjeve. Ajo vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump si një hap të rëndësishëm për arritjen e paqes së shumëpritur. “Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës. Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët. Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me një besim të palëkundur në pajtim, dhe vlerëson përpjekjet e...