Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raporti i KLSH për Onkologjikun, si shtyhej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në një pjesë të saj raportohet për ndryshimin e datës reale të skadencës në sistem. Një ilaç, me datë skandence në sistem 31.03.2027, por që në realitet rezultoi se skadon në 09.09.2026, pra nuk korrespondon me realitetin. Në raport thuhet se kjo situatë paraqet risk të shtuar për kalimin e datës së skadencës dhe përdorimit të tyre tek pacientët. “Nga verifikimet e kryera më datë 28.02.2025 në Farmacinë Qendrore dhe më datë 13.03.2025 në Blloqet Farmaceutike, në kuadër të kontrollit të inventarëve fizikë dhe krahasimit me të dhënat në sistem për barnat që përdoren në trajtimin e sëmundjeve tumorale, u konstatua se për barin “Doxorubicin” 50 mg (2mg/ml) – flakon, ndonëse sasia fizike rezultoi në përputhje me regjistrimet...