Vjosa Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme

Vjosa Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit. Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës. Ai i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e presidentes Osmani që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. “Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për...