Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Flaut e violinë, koncerti në Universitetin e Arteve me pjesët e kompozitorit çek, Martinu
Flautistja Jonela Golemi dhe violinistja Laura Llozi emocionuan publikun në skenën e Universitetit të Arteve me koncertin për flaut dhe violinë nga kompozitori çek Bohuslav Martinů, një premierë absolute në vendin tonë. Është një koncert për flaut dhe violinë i kompozitorit çek, është një pjesë moderne”, shprehet Jonela Golemi, flautiste Ky koncert ishte edhe më i veçantë për Golemin, që ndau skenën me mbesën e saj. “Vajza është mbesa ime, ishte kënaqësi shumë e veçantë këtë herë që ne të performonim bashkë. Në këtë lloj formacioni, ishte hera e parë që luanim me orkestrën tonë simfonike”, shtoi ajo. Me muzikën e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, nën dirigjimin e Gridi Krajës, publiku u mrekullua nga fuqia dhe bukuria e këtyre veprave të pavdekshme. “Më bëhet qejfi...