Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përleshja me thika e nxënësve, Xhixho: Dështim total i sigurisë në shkolla, qeveria s’mbron as jetën e të rinjve
Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku tre nxënës mbetën të plagosur pas një përleshjeje me thika vetëm pak metra larg shkollës, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e sigurisë në institucionet arsimore. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shpreh shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës në shkolla dhe dështimin e institucioneve për të mbrojtur fëmijët. “Ngjarja në Kamëz ngriti edhe njëherë alarmin për mungesën e sigurisë në shkolla,” shkruan Xhixho. Ajo thekson se përplasja me thika, që ndodhi fare pranë shkollës dhe përfundoi me tre të rinj të plagosur, është një tregues i qartë se të gjithë mekanizmat parandalues kanë dështuar. Sipas saj, në këtë...