I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth një vit më parë, “Boldnews.al” e paralajmëroi se projekti i iniciuar nga kryebashkiaku, tashmë i arrestuar, Erion Veliaj, për ndërtimin e një rruge në formë unaze në pjesën më periferike të zonës, do të shoqërohej me shkatërrimin e qindra godinave. Pas atij publikimi, mesazhe të ndryshme mbërritën në redaksi, ku kritikonin fryëm e artikullit, me argumentin se shtëpitë nuk do të prishen, pasi kishin “marrë premtime nga autoritetet”. Në foto: Pamja nga...