Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xhaka dhe Sunderland dorëzohen në “Old Trafford”, Arsenal e ka keq punën me dëmtimet (video)
Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat që po luhen aktualisht në Premier League, të vlefshme për javën e shtatë. Në “Old Trafford”, Manchester United është duke udhëhequr 2-0 ndaj Sunderlandit të Xhakës. Në minutën e 8-të, Mbeumo fut një top të bukur brenda në zonë, aty Mason Mount tregon klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur. Në minutën e 30-të, blerja e bujshme e verës, Benjamin Sesko, dyfishoin shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot. Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sunderland, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës. Ndërhyn VAR, arbitri shkon të shikojë pamjet në ekran, arbitri Stuart Attwell anullon vendimin e mëparshëm për...