“Do mbështesim kandidatët e pavarur”, Berisha: Nëse për 2 ditë nuk del askush, do të kandidojmë propozimet jopartiakë

“Do mbështesim kandidatët e pavarur”, Berisha: Nëse për 2 ditë nuk del askush, do të kandidojmë propozimet jopartiakë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ku theksoi se ai do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të synojnë të kandidojnë në zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit. “Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë...