Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbështetje kandidatëve të pavarur/ Berisha: Vendimi, jashtëzakonisht i rëndësishëm, i jep opozitës dimension tjetër
Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë, Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti vendimin ‘jashtëzakonisht të rëndësishëm që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër” Berisha nxiti personalitetet e vendit të bëjnë një hap para për të kandiduar dhe PD do të qëndrojë e hapur ndaj tyre. Pjese nga deklarata e Berishës Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu. Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike...