Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD vendos për kandidatin në Tiranë, Berisha: Do mbështesim emra të pavarur, këtë model do ndjekim në 5 bashkitë e tjera
PD nuk shpalli as sot emrin e kandidatit për Tiranën, teksa u zhvillua mbledhja e Kryesisë me rend dite këtë çështje. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita do të mbështesë një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit për bashkinë e kryeqytetit. I njëjti model, tha Berisha, do të ndiqet edhe me 5 bashkitë e tjera. “PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera....