“Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH”/ Denoncimi i PD: Fituesi i paracaktuar fiton me 98%…

“Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH”/ Denoncimi i PD: Fituesi i paracaktuar fiton me 98%…

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar të hetohen, sipas saj, dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 milionë euro të OSSH. “Konkretisht: ‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro; ‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro”, u shpreh Vangjeli. Ajo shtoi se të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, “të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat”. “Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se...