Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’
Policia ka shpallur në kërkim Agron Bejdollin, i njohur si shoferi i Aleksandër Lahos, alias “Rrumi i Shijakut”. Bejdolli dyshohet për përfshirje në pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj në Durrës dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Emri i tij është pjesë e dosjes më të fundit të SPAK, që lidhet me aktivitetin e grupeve kriminale të Avdylajve dhe të Aleksandër Lahos. Hetimet zbuluan se këto grupe ishin përfshirë në vrasje me pagesë dhe tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit. Gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës, Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 5 të arrestuarit: Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër...