Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

Ekspozita “Një popull në lëvizje”, italiani Gianni Bellesia sjell fotografitë e realizuara 31 vite më parë

31 vite më parë, fotografi italian Gianni Bellesia mbërriti për herë të parë në Shqipëri si pjesë e një misioni humanitar, duke shoqëruar dy kamionë me ndihma për familjet e varfra të një vendi që sapo kishte hyrë në rrugën e demokracisë. Pas tri dekadash, ai kthehet sërish, jo më si vëzhgues i vuajtjeve, por si dëshmitar i një transformimi, për të hapur ekspozitën e tij fotografike me 30 imazhe që rrëfejnë historinë e një populli në lëvizje dhe të një kohe që nuk duhet harruar. Fotografitë janë realizuar nga Durrësi në Tiranë, Shkodër e deri në fshatin e thellë të Nënshatit. Në kujtesën e fotografit, shqiptarët mbeten njerëz të buzëqeshur e mikpritës, edhe pse jeta ishte e ashpër. “Ishit një vend me njerëz që...