Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë, prezantohej si punonjës i forcave speciale

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë, prezantohej si punonjës i forcave speciale

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet” Gjatë të cilit: -u kap shtetasi Klodjan Gjikdhima, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Tiranës, në vitin 2023, në kuadër të operacioni “Speciali”, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, si dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. Nga dënimi, 43-vjeçarit i duhet të vuajë 1 vit, 8 muaj e 15 ditë...