Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha: Rama po vazhdon betejën kundër imperializmit amerikan si Enver Hoxha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama ndaj Donald trump. Duke folur në Kryesinë e PD-së, Berishës tha marrëveshja në Kaukaz ka qenë ndër më të rëndësishmet, pasi mes dy shteteve, Azerbajxhan dhe Armeni ka patur përplasja prej shumë vitesh. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje u kritikua vetëm nga Irani dhe u tall nga Edi Rama. “Enver Hoxha vendosi propagandën më koprolalike të kohërave. Nuk i ndodhi gjë nga jashtë. Përkundrazi, vazhdonte si paranojak me fjalime, dhe pasardhësi i tij Edi Rama nuk ka një diktaturë totalitare, por autoritare, por vazhdon edhe ai betejën kundër imperializmit amerikan. Akti i tij në samit është akti më i shëmtuar që një përfaqësues mund të bëjë. Çfarë tregoi ai me të?...