UEFA ‘fshin’ fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

UEFA ‘fshin’ fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Për shumë arsye, kjo ndeshje është më shumë se futboll dhe për këtë janë marrë masa të forta nga organizatorët që gjithçka të shkojë siç duhet.  Nëse i kthehemi përballjes së fundit në Serbi mes dy skuadrave, kujtimet nuk janë aq të mira. Ishte 14 tetori i 2014, pikërisht 11 vite më parë kur në stadiumin e Partizanit të Beogradit ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas 42 minutave për të mos nisur kurrë.  Droni që fluturoi mbi stadium me simbolet e Shqipërisë ‘tërboi’ huliganët serbë, të cilët shkatërruan rrethimin dhe u futën në...