Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..
Deputeti socialist, Erion Braçe ka shprehur pakënaqësi pas ndarjes së punëve brenda PS një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e Tiranës, ku kandidatja është caktuar Ogerta Manastirliu. Braçe u caktua bashkë me Niko Peleshin dhe Taulant Ballën si drejtues të njësisë 5, por duket se deputeti nuk e ka pritur mirë faktin se ‘kryesuesi’ do të jetë Balla. Në një mesazh drejtuar Asamblesë së Njësisë nr. 5, ai kujton kohën kur e ‘transferuan’ nga Divjaka në këtë njësi të Tiranës, ku kontribuuoi së bashku me Delina Ibrahimajn. Falë punës dhe besimit të qytetarëve, Braçe thotë se u zgjodh si deputet, dhe për të shlyer këtë borxh ka qëndruar në terren duke u marrë me hallet e banorëve të kësaj njësie. Madje, Braçe përmend se është përballur edhe me kërcënime për shkak të denoncimeve të shumta që ka bërë për të korrigjuar “sjelljet klienteliste, të...