Samiti Brdo-Brijuni mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të hënën në Durrës

Samiti Brdo-Brijuni mbledh udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të hënën në Durrës

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Durrës të hënën për samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, me temë kryesore perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, me një fokus të veçantë në Planin e Rritjes për rajonin. Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Agjencia sllovene STA, bën me dije se samiti në Durrës po organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Millanoviç, dhe do të drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Klankosova.tv. STA raporton se udhëheqësit e tjerë të rajonit kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në takimin në Shqipëri – Presidentja e Kosovës Vjosa...